Kronikë

Nis gjykimi ndaj 20 policëve për ryshfet

Ka nisur gjykimi ndaj 20 oficerëve policorë të rajonit të Mitrovicës të cilët akuzohen për veprën penale ‘marrje e ryshfetit’.

Në seancën fillestare gjyqtari Avdi Mehmeti ka thënë se të dyshuarit për korrupsion oficerët policorë po gjykohen në dy grupe për shkak të kushteve dhe numrit të madh të të akuzuarve, raporton KTV.

Në fillim të seancës të pandehurit kane deklaruar se tashmë atyre iu është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Këta 20 të akuzuar që po gjykohen janë kryesisht nga komuniteti pakicë.

Një ditë më parë është mbajtur edhe një seancë për grupin tjetër prej 15 oficerëve policorë kosovarë.

Gjithsej të akuzuar për dyshime marrje ryshfeti janë 59 derisa një pjesë e tyre janë nga rajoni i Prizrenit.

Të gjithë këta ishin arrestuar në dhjetorin e vitit të kaluar dhe kishin qëndruar për 10 ditë në paraburgim për t’u liruar më pas.