Kronikë

Vdes personi që u vetaksidentua me motoçikletë

Descriptive Text

Gjatë pasdites së djeshme në fshatin Suhodoll, Graçanicë ka ndodhur një vetaksident me motoçikletë, ku si pasojë një person ka vdekur e një tjetër është lënduar, të dy shqiptarë.

“Raportohet se viktima gjersa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë me katër rrota është rrokullisur, ku si pasojë drejtuesi dhe pasagjeri i mitur kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar në QKUK”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Policia ka raportuar se drejtuesi i motoçikletës mbrëmë rreth orës 22:35 ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri është liruar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.