Kronikë

Një i lënduar e dy të arrestuar si pasojë e konkurrencës në tregti

Descriptive Text

Në fshatin Komoran, Gllogoc, është raportuar për një sulm fizik, me ç’rast një person ka mbetur i lëduar.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për shkak se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Incidenti ka ndodhur si pasojë e konkurrencës në tregti”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.