Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicën veriore

Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën “Anke Spaiç”, Mitrovicë Veri , në shtëpinë e tij është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull serb, shtetas i Malit të Zi.

Koha.net transmeton se në vendngjarje kanë dalë njësiti përkatës dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar.