Kronikë

Axha vret me thikë nipin në Shkodër

Një krim i rëndë në familje është verifikuar këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës, ku axha ka vrarë nipin e tij.

Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Migjeni”, ku pas një sherri shtetasi Bujar Kuçi ka goditur për vdekje me thikë nipin e tij, Mirsad Kuçi, raportojnë mediet në Shqipëri.

Autoritetet lokale njoftojnë se policia ka arrestuar autorin e vrasjes, ndërkohë që një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.