Kronikë

Policia e B e H-së parandalon trafikimin e 6 personave nga Kosova

Descriptive Text

Pjesëtarët e policisë kufitare Izaçiç, në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) të mërkurën kanë parandaluar trafikimin e gjashtë personave nga Kosova të cilët ishin zbuluar në një veturë të markës Citroen, e cila ka qenë në afërsi të rripit kufitar në rajoni e Bihaçit, transmeton aa.

Siç njofton policia, automjeti ka qenë i drejtuar nga personi N.GJ (1975.), shtetas i BeH-së, të cilin policia e ka arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim i qenieve njerëzore”.

Në bashkëpunim me stacionin policor të Bihaçit, njofton Ministria e Brendshme e BeH-së, nga liria është privuar edhe shtetasi A.U. (1985).

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së BeH-së, automjetet dhe materialet tjera të gjetura janë konfiskuar përkohësisht.

MPB nuk jep detaje për shtetasit kosovarë.