Kronikë

Konfiskohen lopë kontrabandë, dërgohen në burgun e Dubravës

Policia e Kosovës njofton se në bjeshkët e Polanës në Istog, dje në orën 16:45, ka vërejtur disa persona të dyshuar duke kontrabanduar tetë gjedhe nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit, pasi kanë vërejtur njësinë policore, kanë ikur, ndërsa gjedhet (lopët) janë konfiskuar.

Në konsultim me prokurorin, gjedhet do të dërgohen në karantinën e burgut të Dubravës.

Janë informuar edhe AVUK-u dhe Dogana e Kosovës, ndërsa rasti është duke u hetuar.