Kronikë

Vdes një grua në QKUK, Policia e cilëson “Vdekje të dyshimtë”

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka bërë me dije se dje në QKUK, në orën 16:00, ka ndodhur një rast i cilësuar “Vdekje e Dyshimtë”.

“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se bashkëshortja e tij, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë”, thotë Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.