Kronikë

Arrestohen dy persona për vrasjen për pronë në Viti

Kontestet pronësore vazhdojnë të marrin jetë njerëzisht në Kosovë.

Rasti më i freskët është ai që ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Buzovik të Vitisë, raporton KTV.

20-vjeçari A. Qamili ka mbetur i vrarë me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje që dyshohet të ketë ndodhur ndërmjet vrasësve dhe viktimës, për çështje pronësore.

Ndërsa, fqinjët, prapa kamerave, e kanë përshkruar të ndjerin si një djalë të urtë e që nuk ka pasur probleme me askënd.

Policia e ka konfirmuar rastin duke thënë se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.