
Hyn ilegalisht në Kosovë, arrestohet
09 shtator 2017 13:09
Në raportin e sotëm të policisë, thuhet se mbrëmë në Kosovë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi ka hyrë ilegalisht në Kosovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti ka hyrë ilegalisht në Kosovë, duke mos respektuar ndalesën për dy vite që iu është shqiptuar nga organi kompetent” thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.