Kronikë

Vëllai me të meta psikike, sulmon motrën e tij në Deçan

Është arrestuar një mashkull në Deçan, i cili raportohet se është me të meta psikike, pasi ai ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

“Ai ka sulmuar fizikisht motrën e tij, duke e tërhequr zvarrë nëpër shtëpi”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

Viktima është shpëtuar nga familjarët e saj, ndërsa i dyshuari pas tretmanit në spitalin rajonal të Pejës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.