Kronikë

Mbrëmë në Vushtrri një burrë plagosi aksidentalisht veten me pushkë gjuetie

Mbrëmë në fshatin Miraq, Vushtrri, një burrë aksidentalisht ka plagosur veten.

Në raportin policor thuhet se ai ka plagosur veten me pushkë gjuetie.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë dhe më pas është dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytoshe dhe një gëzhojë të kalibrit 12 mm.