Kronikë

Dy të arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Mbrëmë policia ka arritur të ndalojë dy persona në rrugën “Përroi i Njelmët”, Prishtinë, si të dyshuar për mbajtje të narkotikëve.

Në raportin policor thuhet se tek njëri prej tyre, gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 11.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 0.3 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 0.9 gr. pluhur i bardhë i llojit Speed. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa tek tjetri, janë gjetur në posedim dhe konfiskuar: 20 ml substancë e lëngët narkotike e llojit GHB dhe 0.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Speed. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.