Kronikë

Në tre aksidente ditën e djeshme në Vushtrri, 9 të lënduar

Në raportin 25 orësh të Policisë së Kosovës raportohet të kenë ndodhur 3 aksidente komunikacioni në Vushtrri.

Në aksidentin e ndodhur në orën 11:45, të përfshira kanë qenë tri vetura civile, të drejtuara nga meshkuj, shqiptarë të Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre drejtuesit, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në orën 12:00 kur i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur motoçikletën të cilën e drejtonte viktima mashkull, po ashtu shqiptar i Kosovës.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Dhe aksidenti i tretë ka ndodhur në orën 12:15 kur e dyshuara femër, shqiptare e Kosovës, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull, po ashtu shqiptar i Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar tri femra dhe dy meshkuj-pasagjerë në veturën e viktimës.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.