Kronikë

Rrahje mes vëllezërish për pronë në Drenas

Policia e Kosovës është informuar se ditën e djeshme në orën 18:34 ka ndodhur një rrahje mes vëllezërve në Drenas për shkak të një prone.

Pjesë e kësaj përleshjeje mësohet të ketë qenë edhe gruaja e viktimës, ndërsa sulmuesi është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, dyshohet se i njëjti për çështje pronësore është përleshur fizikisht me viktimën mashkull K/Shqiptar-vëllanë e tij dhe bashkëshorten e viktimës. Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktimat dhe i dyshuari”, ka thënë Policia në raportin e saj të përditshëm, raporton Koha.net.

I dyshuari, sipas PK-së, pas tretmanit mjekësor në QKMF-Drenas është liruar, ndërsa viktimat janë dërguar në QKUK.

Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie e cila dyshohet se ka qenë në pronësi të të dyshuarit, por nuk është përdorur.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.