Kronikë

10 vatra zjarri në 24 orët e fundit në territorin shqiptar

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri.

Sipas Emergjencave Civile, në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 90 forca ushtarake, 10 FNSH, rreth 70 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë, shkruan Tch.