Kronikë

Me një plumb dy të plagosur

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dy persona janë plagosur nga një plumb në Prizren, që dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, transmeton Koha.net.

“Rreth orës 20:20 minuta, në rrugën ‘Vëllezërit Dehiri’, një i dyshuar me gjasë aksidentalisht e ka shkrehur një plumb nga pistoleta me ç’rast e ka plagosur vetën në gishtin e dorës së majtë e më pas edhe shokun e tij në dorën e djathtë”, thotë pk.

Për trajtimin e lëndimeve është përkujdesur Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”Waltro” e kalibrit 9mm.

PK më tutje thotë se lidhur me rastin është kryer edhe një bastisje e një shtëpie por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren edhe një herë bënë thirrje që të mos përdorën armët e zjarrit sepse ato vrasin.