Kronikë

30 ditë paraburgim për të dyshuarin që mbyti foshnjën e porsalindur

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh. K., në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I pandehuri Xh. K., shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në komunën e Vitisë është arrestuar me datë 29.08.2017, pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të porsalindur”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se për këtë ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.