Kronikë

Paraburgim dy të dyshuarve në Gjilan për trafikim me njerëz

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Xh. Sh. dhe Sh. C., në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve, transmeton Koha.net.

Të pandehurit, shtetas të Republikës së Kosovës, janë arrestuar më datë 29 gusht, në ora 04:30 minuta.

Në bazë të deklaratave të të dëmtuares dhe dëshmitarëve, të cilët në mënyrë të hollësishme tregojnë veprimtarinë e cila zhvillohet në “King Masage” në Gjilan, pronar i së cilës është Xh. Sh., ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.