Kronikë

Babai vret foshnjën në Viti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka vrarë foshnjën e porsalindur, duke e hedhur në një përroskë afër shtëpisë së tij në Viti.

PK-ja njofton se të martën e ëma e kishte lënë foshnjën nën përkujdesje të babait, i cili e ka mbytur atë afër shtëpisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë pasi që, i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën-foshnje e porsalindur (e gjinisë femërore duke e hedhur në një përroskë-në ujë afër shtëpisë), të cilën ia kishte lënë në përkujdesje viktima (e ëma) femër shtetase e Maqedonisë- bashkëshortja e tij, e cila për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore kishte shkuar në QKMF-Viti për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës-foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës