Kronikë

Pesë vjet burgim për vjedhje të rëndë

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar të akuzuarin A. K., me 5 vite burgim, pasi që i njëjti ka kryer katër vepra penale “Vjedhje e rëndë sipas nenit 327 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Në seancën fillestare të mbajtur sot, i akuzuari ka pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohet dhe është dënuar me një dënim unik nga gjykata prej pesë viteve burgim efektiv.

Gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, duke pasur parasysh rrethanat se i pandehuri është një recedivist i veprave penale të natyrës së njëjtë dhe po që se gjendet në liri mund të arratiset, ka caktuar vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, njofton Gjykata Themelore e Gjilanit