Kronikë

Rrahet bashkëshortja e Blerand Stavilecit

Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, një grua është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.

Bëhet fjalë për viktimën V. S shtetase e Republikës së Kosovës (sipas burimeve të Koha.net bëhet fjalë gruan e ish-ministrit të zhvillimit ekonomik dhe zyrtarit të lartë të PDK-së, Blerand Stavileci, Vitore Stavileci), e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti lëndim trupor.