Kronikë

Tre burra me armë grabisin cigare në Gjilan, vlera rreth 4 mijë euro

Nën kërcënimin armëve, tre burra kanë grabitur cigare në një dyqan në Gjilan.

Viktima ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilëve u ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar sillet prej 3 mijë në 4 mijë euro.

Grabitësit kanë ikur në drejtim tash për tash të panjohur për PK-në, përcjell Koha.net. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se tre te dyshuar te panjohur nen kërcënimin e armës ne lokalin e tij kane grabitur cigare ne vlerë rreth 3000-4000 euro dhe janë larguar ne drejtim te panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.