Kronikë

Tre të arrestuar për vjedhje në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të komunitetit rom, pasi kanë hyrë me forcë në një lokal, me ç’rast kanë vjedhur një sasi parash.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.