Kronikë

Digjen disa ari pyll në Istog e Pejë

Në fshatin Dubravë të Istogut një burrë serb ka raportuar se dy fëmijë, të panjohur, i kanë vënë zjarrin 15 ari me fidan dhe 20 ari pyll, më 20 gusht, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia thotë se zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve, kurse njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, transmeton Koha.net.

Kurse dje në fshatin Ozdrim të Pejës është djegur një sipërfaqe prej 50 ari livadh, dhe 20 ari pyll.

"Ankuesi nuk e din si ka ardhur deri te zjarri dhe nuk e din si është shuar zjarri. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në komunikatë.