Kronikë

Në burgun e Idrizovës mbrëmë pati të shtëna, por sot gjendja është e qetë

Descriptive Text

Burgu i Idrizovës mbrëmë ka qenë në alarm. Burgu u blindua nga forcat speciale. Kjo pasi që dy persona të maskuar rreth orës 21.00 kanë shtënë në ajër dhe kanë tentuar që të hyjnë në pjesën e burgut ku janë të burgosura gratë, transmeton ina.

Tentimi për arratisje nga kjo pjesë e burgut është konfirmuar edhe nga të burgosurit, dhe se ata që tentuan të arratisen kishin përkrahje edhe nga jashtë. MPB ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë incident, por gjatë ditës pritet të japë detaje.

Ndërsa detaje ka dhënë drejtori i burgut, Qerim Mahmuti.

“E saktë se ka pasur të shtëna. Dy persona nga ana e pasme e burgut kanë tentuar që t’i afrohen pjesës së burgut të grave. Por gardianët menjëherë kanë ndërhyrë. Dy personat kanë shtënë në ajër, por nuk ka të plagosur. Pas kësaj ata janë larguar. Nuk bëhet fjalë për arratisje dhe se gjendja në burg është e qetë”, theksoi drejtori i burgut të Idrizovës, Qerim Mahmuti.