Kronikë

Në Podujevë, dy të plagosur nga “plumbi qorr”

Descriptive Text

Policia e Kosovës sot në ora 08:02, kishte marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, saktësisht në shkollën “Fan S Noli.

Menjëherë pas kësaj, njofton kumtesa e Policisë njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, transmeton Koha.net .

Në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ku nga një predhë e cila nëpërmes dritares ka depërtuar në klasë, janë lënduar dy persona(nxënës deri sa ishin në orën e mësimit): I.P, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( lëndime në buzë) dhe A.R. mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (lëndime ne kraharorë), të cilët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor, nga ku edhe jemi njoftuar se janë jashtë rrezikut për jetë.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është hapur rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast.