Kronikë

Tiranë: Vret gruan dhe më pas veten

Një shtetas në Tiranë ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Pas njoftimit se në një zonë të njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë shtetasit H. L. dhe D. L.

Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.