Kronikë

Ktheheshin nga dasma, aksidentohet çifti

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti me motor.

Mësohet se burrë e grua, po ktheheshin nga një dasmë me motor pasditen e së shtunës, për në shtëpinë e tyre në Seman të Fierit.

Por humbja e kontrollit mbi mjet, nga ana e 57-vjeçarit Piro Koçi ka bërë që bashkëshortët të mbeten të plagosur.

Në gjendje më të rëndë ndodhet bashkëshortja e 57-vjecarit, e cila i është nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë Piro Koçi është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë vijojnë ende hetimet, për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.