Mbajti të mbyllur një femër, arrestohet gjilanasi Foto: Ilustrim

Mbajti të mbyllur një femër, arrestohet gjilanasi

18 gusht 2017 11:25

Një mashkull, shqiptar i Kosovës, në Gjilan kishte mbajtur të mbyllur në banesën e tij një femër, të cilën, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, edhe e kishte keqtrajtuar. Për pasojë, i dyshuar është arrestuar dje, ndërsa viktimës, po ashtu shqiptare e Kosovës, i është ofruar tretman mjekësor.

Siç ka deklaruar ajo, i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, ndërsa ishte mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk jep identitetin as të kryesit të veprës, as të viktimës dhe as hollësi të tjera për ta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme