Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e 17 majit në Ratkoc të Rahovecit

Policia e Kosovës njofton se në Ratkoc të Rahovecit ka arrestuar një burrë nën dyshimin se është ai që ka kryer vrasjen e një të riu në këtë fshat, më 17 maj të këtij viti, në orën 2 pas mesnatës.

“Fshati Ratkoc, Rahovec, më 17.05.2017-02:00. Në lidhej me rastin raportohet se me 16.08.017 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, pa dhënë më shumë detaje.

Siç ishte raportuar, një 25 vjeçar qe gjetur i vdekur në fshatin Ratkoc, në një përrua, rreth 2 orë pasi që ishin dëgjuar të shtëna, mëngjesin e 17 majit.