Kronikë

Arrestohen dy persona që u rrahën mes vete për pronë

Në rrugën “Pashko Vasa”, në Gjakovë, më 15.08.2017, në orën 21:35, është regjistruar një rrahje mes dy personave që kanë pasur problem pronësor mes vete.

Të dy janë arrestuar.

“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti duke pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.