Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

12 August 2017 15:31

Nga aksidenti i cili ka ndodhur para pak orësh në Prelez, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kanë mbetur të lënduar 7 persona.

Agim Gashi, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, ka thënë për Koha.net, se 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“7 persona janë lënduar, prej tyre 3 janë duke u trajtuar në QKUK ndërsa 4 të tjerë pas kontrollit në qendrën spitalore në Ferizaj janë liruar”, ka thënë ai.

Sipas Gashit, njëra nga automjetet ka humbur kontrollin me ç’rast ka goditur veturën tjetër.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Golf dhe një Kombi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme