Kronikë

Vdes një 50 vjeçare lëndohen 4 të tjerë në një aksident në Klinë të Skenderajt

Një grua 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa katër persona tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht tek fshati Klinë e Mesme.

Lajmin e ka konfirmuar për Ksp zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, një veturë me targa vendore dhe në rrethana ende të panjohura është përplasur me mbrojtëse të rrugës, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën pasagjerja rreth 50 vjeçare, ndërsa katër persona të tjerë janë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim.

Me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.