Kronikë

Përleshje masive në Prishtinë, dy lëndohen rëndë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar katër persona dje pas një përleshje në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë rreth orës 15:20, transmeton Koha.net.

Policia thotë se në këtë rast janë përdorur edhe thika, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda, për çka kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.