Aksident me fatalitet në Orllat të Drenasit Foto: Ilustrim

Aksident me fatalitet në Orllat të Drenasit

08 August 2017 10:49

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Orllat të Drenasit të hënën pasdite.

Policia e Kosovës raporton se një veturë me targa vendore si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes sipas kushteve të rrugës, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

“Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse kurse lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri në veturë, i cili është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme