Kronikë

Në një deponi mbeturinash në Klinë të Epërme zbulohen 40 bimë narkotike

Në fshatin Kline e Epërme të Skënderajt, saktësisht në një deponi mbeturinash, policia ka zbuluar dje 40 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Ato, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, pastaj i ka asgjësuar. Siç thuhet në raport, ato janë asgjësuar me urdhër të prokurorit në vendin ku janë gjetur.