Kronikë

Një grua plagoset aksidentalisht gjatë ahengut familjar

Apeli i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për mospërdorimin e armëve të zjarrit, në të gjitha rastet, posaçërisht në dasma dhe ahengje familjare, nuk po përfillet nga të gjithë qytetarët e kësaj ane.

Rasti i fundit i plagosjes së një gruaje gjatë një ahengu, ku ka pasur të shtëna me armë, ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që ai duke shtënë me armë zjarri në ajër aksidentalisht ka plagosur një grua. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me katër gëzhoja dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22