Kronikë

Godet me shishe një femër në një lokal nate

Mbrëmë është identifikuar e më pas edhe arrestuar një mashkull i cili para dy netësh ka goditur me shishe një femër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selam Lajqi” në Pejë.

Në raportin policor thuhet se viktima pasi është goditur me shishe, ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.