Kronikë

Maltezi kapet me 39 kg hashash në Korçë

Një shtetas maltez ka përfunduar në prangat e policisë kufitare të Kapshticës në Korçë, pas përpjekjes për të trafikuar drejt Greqisë një sasi prej 39 kilogramësh hashash.

Ronald Galea, 45 vjeç u ndalua në momentin kur me automjetin e tij “Ford” të llojit kamion dhe me targa HBQ412 u verifikua sasia e drogës e ndarë në 76 pako.

Pas dyshimeve të vërejtura gjatë shfaqjes së këtij shtetasi në pikën e kontrollit, policia thotë se vendosi të skanojë mjetin dhe rezultati ishte gjetja e drogës së fshehur në dyshemenë e kamionit, transmton tch.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për  veprën penale “trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.

{gallery}