Kronikë

Vritet një 36-vjeçar në Vlorë

Një 36-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një atentati në një prej lokaleve përgjatë “Lungomares” në Vlorë.

Renato Omeri, mësohet se është emri i viktimës nga atentati mbrëmjen e së dielës në qytetin bregdetar.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë filluar edhe punën hetimore për të zbuluar shkaqet që sollën në ekzekutimin e 36-vjeçarit dhe zbulimin e identitetit të autorëve.