Kronikë

Plagoset një person në Vushtrri

Descriptive Text

Një person është plagosur në Vushtrri në njërin nga lokalet më të frekuentuara të qytetit.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se i plagosuri A.F. ka qenë në punën e tij në lokalin “Smile Group – Morena” në momentin kritik, raporton Veriu.info.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërsa rreth orës 23:15 ka arritur edhe ekipi i forenzikës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se 21 vjeçari dyshohet se është lënduar nga arma e zjarrit, si dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Mësohet se në vendin e ngjarjes është gjetur pistoleta, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.