Kronikë

Kaplohet nga zjarri një ndërtesë në veri të Mitrovicës

Rreth orës 22:00, në rrugën “Filip Vishnjiq” në pjesën veriore të Mitrovicës, raportohet për një ndërtesë banimi të përfshirë nga flakët.

Sipas mediumit serb “Kossev”, thuhet se kulmi i ndërtesës është djegur në tërësi, ndërsa në vendngjarje kanë arritur dy automjete të zjarrfikësve si dhe autoambulanca, ndërsa rruga që çon kah ajo ndërtesë është bllokuar nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Image

Ndërtesa, sipas këtij mediumi, gjendet në afërsi “të ndërtesës së gjykatës, qendrës së paraburgimit dhe rektoratit të Universitetit të Prishtinës”.

Mësohet po ashtu se në këtë incident nuk ka të lënduar, ndërsa banorët e ndërtesës janë evakuuar.

Këtë e ka konfirmuar për “KoSSev”, Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti.

Sipas informatave të pakonfirmuara, zjarri ka nisur në katin e fundit të ndërtesës.

“Shkaktari i zjarrit për momentin nuk dihet. Në këtë drejtim do të punojë inspektori i zjarrfikjes dhe detaje tjera do ju sjellim pas hetimeve”, ka thënë Hoti.