Kronikë

Aksident i rëndë në Pozheran

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Pozheran.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, i cili për Koha.net ka thënë se bëhet fjalë për aksident pa të lënduar.

Hashani ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një veture, shoferi i së cilës për shkak të shpejtësisë së madhe ka goditur një tjetër veturë të parkuar Golf 2, e cila me atë rast është shtypur në murin e një shtëpie.

Vetura është dëmtuar thuajse tërësisht, megjithatë Hashani ka thënë se nuk ka asnjë të lënduar.