Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Lushnje

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e së premtes në katin e katërt të një pallati në lagjen “Kongresi”, në Lushnje.

Nga të dhënat e fundit mësohet se shpërthimi i bombolës ka ndodhur në ballkonin e apartamentit dhe prej tij ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërhyrja në kohë e banorëve dhe më pas e zjarrfikësve ka bërë të mundur që flakët të mos përhapeshin.