Kronikë

Përfshihet nga zjarri një lokal në Velipojë

Një lokal në zonën e plazhit të Velipojës është përfshirë nga flakët paraditen e të premtes.

Nga pamjet e dërguar në “Ti Raporton” në TCH dallohen qartë tymi mbi çadrat e pushimit.

Dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qenë një bombol gazi gatimi, por zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, megjithëse dyshohet për disa të lënduar lehtë.