Kronikë

Aksident i rëndë komunikacioni në Gjakovë, vdes 24 vjeçari

Descriptive Text

Më datë 26.07.2017 në ora 16:00 në rrugën magjistrale Gjakovë – Prishtinë në afërsi të fshatit Lug Bunar, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.

Deri te aksidenti ka ardhur përderisa dy automjete udhëtarësh në lëvizje në drejtime të kundërta, duke mos respektuar shpejtësinë dhe duke bërë tejkalim të rrezikshëm vije deri tek goditja mes tyre, ku si pasojë gjen vdekjen ngasësi i njërit automjet dhe lëndime të rënda merr ngasësi i automjetit tjetër dhe një pasagjer.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Personi i vdekur në këtë aksident komunikacioni është P. Z. M., 24 vjeçar, mashkull, shqiptar i Kosovës.

Kurse lëndime të rënda kanë pësuar I. I. K, lindur më 1982, mashkull dhe H. Q. K., lindur më 1952, femër, të dy shqiptarë të Kosovës.

Të gjitha njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.