Kronikë

Bashkëjetonte me një minorene, arrestohet mashkulli ndërsa femra i kthehet familjes

Në Gjakovë, dje në orën 09:00, në bazë të informatave që ka pranuar Policia e Kosovës, ka arrestuar një person, ashkali shtetas i Kosovës, pasi i njëjti kishte bashkëjetuar me një femër minore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër K/Ashkali e cila është nën moshën 16 vjeçare”, thotë Policia, raporton Koha.net.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima i është bashkuar familjarëve të saj.