Kronikë

Dy të vrarë me armë zjarri pas mesnatës në Pejë

Descriptive Text

Dy persona janë gjetur të vrarë mbrëmë pas mesnatës në fshatin Krushec të Pejës, raporton KTV.

Sipas kryeprokurorit të Pejës, Agim Kurmehaj, vrasja është kryer me armë zjarri. Trupat e pajetë të dy personave janë dërguar për autopsi, ndërsa ende nuk dihen detaje tjera rreth rastit.