Kronikë

Dëshmitarët dhe të akuzuarit dëgjohen gjatë rikonstruimit të vendit të ngjarjes për vrasjen në “Bon Vivant”

Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të mbrojtjes së dy të akuzuarve ka bërë rikonstruimin e vendit të ngjarjes në lokalin “Bon Vivant”, në të cilin tre vjet më parë është vrarë një person, shkruan sot Koha Ditore.

Duke respektuar urdhrin e gjykatës, Policia e Kosovës e ka bllokuar hapësirën përreth lokalit në qendër të kryeqytetit që nga ora 9:30 e mëngjesit deri në orën 13:00. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur mundësi që të kalojë askush brenda shiritave kufizues.

Më datën 13 tetor të vitit 2014, sipas aktakuzës është vrarë roja e këtij lokali, Rrahman Uka pas një mosmarrëveshjeje me dy persona, të cilët kanë hyrë në lokal, Masar Gërdovci e Sherif Krasniqi. Ata janë akuzuar për vrasje të rëndë, kurse gjykimi ndaj tyre është duke vazhduar.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.